Fillon fushata në Drenas

Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas nis sot dhe do të zgjasë deri me datën 16 dhjetor.

Ky vendim erdhi ditë më parë nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet në Drenas të drejtë vote kishin 52 mijë 569 votues, prej tyre votuan mbi 21 mijë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Dy kandidatët që garojnë në balotazh kishin këtë përqindje. Ramiz Lladrovci, PDK: 45.4 % dhe Isa Xhemajlaj, Nisma për Kosovën, 26.19 %.

Duhet përkujtuar që zgjedhjet për raundin e dytë mbahen të dielën e kësaj jave, pra me 18 dhjetor 2016.