Fillojnë të shiten biletat për përballjen Angli – Kosovë

Kanë filluar të shiten biletat për përballjen në mes të Anglisë dhe Kosovës që zhvillohet më 10 shtator në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Ishte planifikuar nga Federata e Futbollit të Anglisë që biletat të shiten më 17 qershor, por për shkak të problemeve teknike, biletat kanë filluar të shiten sot (19 qershor).

Sipas informatave në faqen ku edhe shiten biletat, një person ka të drejtë t’i blejë deri në pesë bileta.

Çmimi i biletës më të lirë është 39 euro, në përballjen që do të zhvillohet në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Ndeshja Angli – Kosovë, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.

Biletat për përballjen në mes të ‘Tre Luanëve’ dhe ‘Daradanëve’ mund t’i blini duke klikuar në këtë link.