File pule me djathë

Përbërësit:

• 100 gram djathë
• 3-4 lugë galetë
• 2 lugë vaj
• 2 lugë gjalpë
• 1 kg file pule
• 3 lugë miell
• 2 vezë
• kripë
• piper.

Përgatitja:

Në pjatë me miell, shtohen kripa dhe piperi.

Tunden vezët në një pjatë, kurse në tjetrën vihen djathi i grirë në rende së bashku me galetë.

Në tigan ngrohen vaji dhe gjalpi.
Mishi kalohet në miell, vezë, e pastaj galetë.
Skuqen nga 3 minuta në të dyja anët./Mesazhi/