FIFA vendos për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteiner

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka vendosur për lojtarët si; Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner.

Tre futbollistët që festuan me shqiponjë ndaj Serbisë do të jenë në gjendje të luajnë të mërkurën ndaj Kosta Rikës nëse Vladimir Petkovic i fut në formacion, shkruan IndeksOnline.

FIFA ka vendosur që futbollistët e lartpërmendur të mos dënohen me ndeshje. Por, Shaqiri dhe Xhaka janë dënuar me 10 mijë franga, kurse ish-lojtari i Juventusit me 5 mijë franga.

Xhaka dhe Shaqiri terrorizuan Serbinë duke shënuar dy gola në fitoren e Zvicrës 2 me 1.

Ndeshjen e radhës Zvicra e zhvillon ndaj Kosta Rikës më 27 qershor nga ora 20:00.

SHPËRNDAJE