FIFA: Lojtarët që u paraqitën në Evropian nuk kanë të drejtë t’i bashkohen Kosovës

Shtëpia ndërkombëtare e Futbollit edhe zyrtarisht ka sqaruar procesin e ndryshimit të kombëtareve apo përfaqësuesve për lojtarët kosovarë që luajnë nëpër kombëtare tjera.

FIFA ka thënë se të gjithë ata lojtarë që janë paraqitur nëpër ndeshje zyrtare të kombëtareve të tyre përkatëse që nga pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA, nuk kanë pasur të drejtë t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës, raporton Koha.net.

“Byroja e Komitetit për Statusin e lojtarëve dëshiron të theksojë se lojtarët që nuk kanë përfaqësuar federatën e tyre të mëhershme pas 13 majit, 2016, data e pranimit të FFK-së në FIFA. Me fjalë tjera, ata nuk është dashur të zgjedhin të luajnë për federatën e mëhershme të tyre meqë kanë pasur mundësinë që të zgjedhin ekipet përfaqësuese të FFK-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të FIFA-s.