FIFA i jep lejen Elbasan Rashanit që t’i bashkohet Kosovës

Elbasan Rashani është lojtari i radhës që i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

FIFA i ka dhënë lejen sulmuesit 23 vjeçar që t’i bashkohet Përfaqësueses që drejtohet nga Albert Bunjaki.

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmuar për Lajmi.net se Rashanit i është dhënë leja nga FIFA.

Rashani ka shënuar dy gola për Përfaqësuesen e Kosovës, në miqësoren me Shqipërinë dhe Ishujt Faroe.

FFK janë në pritje edhe të tri konfirmimeve, të Besart Berishës, Arbër Zenelit dhe portierit Adis Nurkoviq.