FIFA heton trajnerin dhe Federatën e Serbisë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka filluar një hetim kundër disa protagonistëvë në ndeshjen e zhvilluar në Kampionatin Botëror ndërmjet Zvicrës dhe Sërbisë.

Komisioni Disiplinor i FIFA menjëherë ka nisur me një hetim kundër trajnerit serb, Mladen Krstajic për fjalët e thënë pas ndeshjet të cilën ata e humbën me rezultat 2 me 1.

“Për fat të keq, siç duket vetëm serbët janë viktima të drejtësisë selektive, dikur Haga e mallkuar, ndërsa sot ne futboll VAR-i”, këto ishin fjalët e tij në rrjetin social Instagram.

AI tash e disa ditë është duke u ankuar kundër referëve e sidomos kundër referit gjerman, i cili sipas tij nuk akordoi një penallti në të mirë të serbëve.

Përveç tij FIFA ka filluar të hetoj edhe Federatën e Futbollit të Serbisë për shkak të mesazheve politike dhe fyese që tifozët e tyre kishin paraqitur gjatë ndeshjes në stadium.

Disa prej tifozëve të Serbisë kishin veshur bluza me imazhin e kriminelit, Retko Mlladiç e disa me transparente tjera me fjalë politike, andaj FIFA pritet të dënoj Federatës e Serbisë për shake që këto sjellje te tyre nuk lejohen të jenë prezentë gjatë një ndeshje futbollit e sidomos gjatë kampionatit Botëror.