FIFA dënon Serbinë për shkak të Kosovës

FIFA ka gjobitur federatën serbe të futbollit me 160,000 franga zvicerane për incidentet që përfshijnë tifozët në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës muajin e kaluar, raporton AP.

FIFA thotë se “banderola politike dhe diskriminuese” u shfaqën në ndeshjen në Austri dhe në shtëpi kundër Gjeorgjisë.

Gjobat mbuluan një sërë akuzash duke përfshirë “kore politike” në Vjenë. Tifozët u filmuan duke kënduar këngë kundër Kosovës.

FIFA gjithashtu gjobiti edhe pesë federata tjera për thirrje kundër homoseksualëve. Argjentina u gjobit 40,000 franga zvicerane; Peru 25,000 franga zvicerane; Kili 20,000 franga zvicerane, Brazili dhe Meksika, si 10,000 franga zvicerane.