Fidan Aliti në Turqi?

Kampionati turk po bëhet shumë i dashur për futbollistët dhe tifozët nga Kosova.

Pas Donis Avdijajt dhe Vedat Muriqit, një tjetër futbollist nga Kosova mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Bëhet fjalë për Fidan Alitin, mbrojtësin e qendrës që po kërkohet nga Goztepe.

Lajmin e konfirmo gazeta e njohur turke ‘Sabah’, që shkruan se skuadra Goztepe është interesuar për qendërmbrojtësin e Kosovës Fidan Aliti, i cili luan te Kalmari në Suedi, përcjell lajmi.net.

Aliti në vitin 2019 nga Skënderbeu është transferuar tek Kalmari, ku në 10 paraqitje ka shënuar edhe një gol.