FFK – UEFA, përgatitin strategji për futbollin e Kosovës

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, ka pritur sot në selinë e tij shefin e Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s, Thierry Favre, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është biseduar për projektet e realizuara deri më tash si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në në partneritet me UEFA-n.

Po ashtu, u diskutua edhe për të arriturat dhe për strategjinë katërvjeçare të futbollit të Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Gjatë këtij takimi është biseduar për projektet e realizuara deri më tash si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në në partneritet me UEFA-n”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.

“Po ashtu, u diskutua edhe për të arriturat dhe për strategjinë katërvjeçare të futbollit të Kosovës”.

Ndërkohë, në orën 14:00, do të mbahet konferencë e përbashkët për media në selinë e FFK-së.