FFK lëshon njoftimin për tifozët: Këto janë gjërat që nuk lejohen në stadium

Federata e Futbollit të Kosovës, si çdo herë para ndeshjeve që Kosova i luan në ‘Fadil Vokrri’ ka lëshuar njoftimin për tifozët.

Në njoftimin e FFK, tifozët që posedojnë biletat mund të mësojnë për gjërat që nuk mund të futen në stadium dhe për kohen e hapjes së dyerve.

Gjithashtu, me korrektësinë më të plotë, federata ka njoftuar qytetaret edhe për mënyrën e shmangies së tollovive, si dhe për çështjet e sigurisë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore Kosovë – Danimarkë, e cila zhvillohet sonte nga ora 19:00, do të hapen në ora 17:00.

Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:

Dyert e stadiumit hapen në ora 17:00.
Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 17:00 për të shmangur tollovinë.
Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë bilete luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:
– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodshme, etj) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.