FFK: Këto janë shtatë skuadrat kosovare të licencuara nga UEFA për garat evropiane

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se UEFA ka licencuar shtatë skuadra për garat evropiane.

Një lajm i mirë ka ardhur nga UEFA.

Plot shtatë skuadra janë licencuar nga UEFA për garat evropiane. Këtë gjë e ka konfirmuar FFK.

Tri skuadrat që janë duke luftuar për titullin e kampionit, Feronikeli, Llapi dhe Prishtina kanë marrë licenca.

Njoftimi i FFK:

“Komisioni i Shkallës së Parë për licencimin e klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 2 maj deri sot me datë 10 maj ka shqyrtuar dokumentacionin e shtatë klubeve që kanë aplikuar për procesin e licencimit për garat e UEFA-s për edicioni 2019/2020 dhe ka marrë vendim që t’ u jap licensat 7 klubeve si në vijim KF Feronikeli, FC Prishtina, FC Llapi, KF Drita,KF Trepça 89, KF Ballkani dhe KF Gjilani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Kujtojmë që në garat evropiane do të dalë kampioni i Kosovës dhe fituesi i Kupës, por në rast se do të jetë fitues i Kupës Feronikeli dhe njëherit del edhe kampion, atëherë në Ligën e Evropës do të kualifikohet skuadra që zë vendin e dytë.

SHPËRNDAJE