Festivali i çajit në qytetin e çajit

Në qytetin e Vushtrrisë sot do të organizohet festivali i parë i çajit, i cili quhet “Çaj Fest”.

Ky festival vjen me moton “ Ngrohe veten me një çaj dhe ofro ngrohtësi për familjet në nevojë”.

“ Çaj Fest” u organizua nga Faton Tërnava në baza vullnetare dhe nga disa të rinjë të Vushtrrisë, por duke e pasur edhe përkrahjen e Komunës dhe disa bizneseve lokale dhe me gjerë.

“Qëllimi i kësaj iniciative është të promovojë vlerat e Vushtrrisë pasi që njihemi si qytet i “çajit” dhe mikëpritjes , gjithashtu synojmë që të gjitha fitimet nga ky festival t’i transferojmë në pako ushqimore për familjet që kanë nevojë brenda Vushtrrisë”, tha për Klan Kosovën, njëri nga të rinjtë Kastriot Tahiri.

Festivali do të mbahet për tri ditë rresht,të Premten me datë 28 Dhjetor nga ora 13:00 deri në orën 22:00,dhe të Shtunën dhe të Dielën me datë 29 dhe 30 Dhjetor nga ora 17:00 deri në orën 22:00.

Përgjatë festivalit do të shërbehet caj,biskota dhe do të ketë muzikë.Të gjitha mjetet monetare të grumbulluara nga ky festival do të shkojnë për ndihmë të familjeve në nevojë.

Në “Caj Fest” me produkte do të marrin pjesë brende të ndryshme të cajit siq janë:Emona Brand,Unioni dhe Caj Dea Premium, njofton Klan Kosova.