Festim Alidema prezantohet te skuadra kroate

Festim Alidema tashmë është prezantuar te skuadra e re kroate, Slovan Belupo.

21 vjeçari ka kaluar në kampionatin kroat nga skuadra e Llapit.

Alidema në Ipko Superligën e Kosovës në 30 takime kishte shënuar 12 gola dhe kishte dhuruar gjashtë asistime.

Transferimi i Alidemës tek Slovan Belupo u mundësua nga ish sulmuesi i njohur shqiptar Arber Abilaliaj.

Kështu skuadra e Llapit brenda dy viteve dërgon dy futbollistë në Kroaci.

Më parë edhe Mirlind Daku ishte transferuar te Osijek pikërisht nga Llapi.

SHPËRNDAJE