Festa e Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjë, lajmi i fundit nga FIFA

Lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, që përmbysën edhe Serbinë mbrëmjen e kaluar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të jenë subjekti i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFAs, pas festimeve të tyre me simbolin e shqiponjës.

Në një deklaratë të nxjerrë nga FIFA mbrëmjen e së shtunës, thuhet: Komisioni Disiplinori i FIFAs ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë.Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serb, si dhe për rrëmuja tifozësh.

Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.”