Feronikeli transferon mbrojtësin e kërkuar me ngulm nga Van Gal

Ka qenë një nga objektivat e Manchester United në merkato, ku nën drejtimin e klubit ka qenë holandezi Luis Van Gal, ndërsa tani është transferuar në Kosovë në radhët e Feronikelit.

Bëhet fjalë për talentin 20 vjeçarë Keith Groeneveld. Qendërmbrojtësi ka luajtur më parë në skuadra si Cape Town City FC, KV Mechelen dhe ka qenë pjesë në të kaluarën në skuadrën e famshme Belge, Standard Lige.

Keith ka qenë pjesë gjithashtu edhe e grupmoshave U-18 e përfaqësuesve të Belgjikës dhe U-20 të Afrikës së Jugut, vend e cila është edhe origjina e lojtarit. 20 vjeçari është konsideruar si goditja më e mirë e kampionëve të Kosovës këtë afat kalimtar merkatoje, dhe shikohet si një element me mjaft perspektivë dhe i rëndësishëm si për të tashmen por edhe të ardhmen./tch