Feronikeli shpallet kampion i Kosovës

Feronikeli e ka fituar ndeshjen e vitit ndaj Prishtinës dhe kësisoj është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2018/19.

Padyshim, sot ishte një nga përformancat më të dobëta të skuadrës së Mirel Josës, pasi nuk bën asnjë goditje në portë për 90 minuta.

Dominimi i takoi vendasve, që rrezikuan me Mendurim Hotin në minutën e 24-të pas gabimit të portierit Visar Bekaj, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën trajneri i Prishtinës reagoi me dy zëvendësime të shpejta, që nuk sollën asgjë.Kur i duhej goli më së shumti Prishtinës, Ylli Hoxha (73’) me një goditje krosim i dha epërsinë dhe qetësinë skuadrës së tij.

Deri në fund, Prishtina u përpoq me gjitha forcat që së paku të shënonte një gol por ishte e pamundur dhe tashmë për të dytin vit radhazi dështon ta fitojë titullin në ndeshjen e fundit.

Ky ishte titulli i tretë në historinë e Feronikelit, të cilët sezonin e ardhshëm do luajnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, KEK-u dhe Liria nga sezoni i ardhshëm do garojnë në Ligën e Parë, kurse Gjilani dhe Trepça ’89 do luajnë në barazh.

SHPËRNDAJE