Feronikeli pa befasi, i bën dhuratë Prishtinës duke fituar Kupën e Kosovës ndaj Trepçës 89

Ka përfunduar ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll, e cila është zhvilluar mes Feronikelit dhe Trepçës 89.

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, ka vulosur sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi këtë edicion, duke fituar edhe Kupën e Kosovës, pas titullit të kampionit në Superligë.Kampionët arritën që të fitojnë me rezultatin 1:5 në përballjen kundër Trepçës 89, përballje për të cilën konsideroheshin favorit edhe në letër.

deshja mes dy skuadrave u luajt në një terren mjaft të mirë, në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës, por që në tribuna mungoi atmosfera, shkaku i interesimit të ulët të tifozëve.Serinë e golave në këtë takim e hapi Astrit Fazliu, i cili realizoi qysh në mintuën e 16’ të këtij takimi, shkruan lajmi.net.

11 minuta më vonë, Mendurim Hoti dyfishoi epërsinë e Niklit, për të treguar se gjërat do të shkonin aq lehtë sa pritej për skuadrën kampione të Kosovës.N

ë pjesën e dytë u realizuan edhe katër gola. Për Feronikelin realizuan Kastriot Rexha (2x) dhe Morina, kurse për Trepçën 89 Muja.Me këtë fitore, Feronikeli përveç se fiton Kupën e Kosovës dhe kompleton dy tituj në një sezon, ata i kanë bërë dhuratë të madhe Prishtinës, pasi tashmë do të jetë vendi i dytë ai që do ta përfaqësoj Kosovën në garat e Ligës së Evropës (kualifikime).