Feronikeli luan nesër ndeshjen e kthimit për kualifikimet e LK, ja ku mund t’i gjeni biletat

Kampionët e Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli, nesër kanë një test shumë të rëndësishëm.

Skuadra drenicase do të përballet me uellsianët e The Nes Saints (TNS), në stadiumin e qytetit të Prishtinës, ‘Fadil Vokrri’.

Kjo do të jetë ndeshja e kthimit, pas barazimit 2:2 në Uells, dhe skuadra kosovare ka nevojë për përkrahjen e publikut.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e skuadrës së Feronikelit rreth pikave të shitjes së biletave si dhe çmimet për sektoret.

Biletat për ndeshjen, Feronikeli – The Neë Saints, do të dalin në shitje të hënën, prej orës 10:00 – 18:00.

Këto janë pikat e shitjes së biletave:

Prishtinë: Dy pika, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Drenas: Një pikë në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe një pikë në “Restaurant Dijamant”

Komoran: Një pikë në “Restaurant Dijamant”

Çmimet e biletave janë këto:

Veri dhe Jug: 3 Euro

Lindje: 5 Euro

Perëndim: 10 Euro

VIP: 15 Euro

Presidenti i Feronikelit, z.Naser Ramaj, ka vendosur që të dhurojë 3000 bileta falas, për të gjithë ata që duan të jenë në stadium.

Biletat falas do të jepen të martën, prej orës 09:00 – 12:00, në pikat shitëse të lartcekura dhe do të jepet vetëm një biletë për person.