Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

KF Feronikeli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi është mposhtur 0-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga TNS, në mbrëmjen e së martës.

Kampionët e Superligës së Kosovës, e nisën ndeshjen me një avantazh të favorshëm, pasi në ndeshjen e parë kanë arritur të barazojnë 2:2 në udhëtim në Uells.

Por, ndeshja si vendas dhe mbështetja nga një numër i madh tifozësh në ‘Fadil Vokrri’, nuk kanë ndihmuar KF Feronikelin, për të shkruar historinë, duke kaluar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.