Ferguson vlerësim maksimal për Messin

Sir Alex Ferguson është deklaruar pas eliminimit të Manchester United nga Barcelona.

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka komentuar eliminimin e skuadrës së zemrës, gjersa ka dhënë edhe një mendim rreth Leo Messit.

Legjenda skoceze ka thënë se argjentinasi është aktualisht më i mirë në histori.

“Këtë Messi që e pash para 10 vitesh ishte rrugës për tu bërë më i miri, Messin që e pash sot është tashmë më i mirë ndonjëherë”, ka thënë Ferguson, përcjell lajmi.net.“Ai ishte i magjishëm sonte dhe vështirë të ndalet një lojtar me një talent të tillë.”, ka shtuar më tej legjenda e Manchester United.