Fenerbahce i ofron pagë të lartë mbrojtësit shqiptar

Mërgim Mavraj mund të largohet nga Hamburgu dhe futbolli gjerman.

Mbrojtësi shqiptar është në formë të lartë por e njëjta gjë nuk vlen edhe për skuadrën e tij.

Hamburgu është duke luftuar për mbijetesë dhe kjo gjë nuk po i pëlqen fare Mavrajt.

Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe gjiganti turk Fenerbahce që po kërkon mbrojtës.

Kampionët e shumëfishtë të Turqisë janë në kërkim të një mbrojtësi me përvojë dhe kanë piketuar Mavrajn si të duhurin.

Sipas medieve gjermane Fenerbahce është e gatshme të shpenzojë rreth tre milionë euro për Mavrajn.

Ndërkohë për lojtarin po bëhet gati një kontratë katër vjeçare me 1,7 milionë euro pagë vjetore.

Edhe pse ky operacion duket i vështirë pasi Hamburgu nuk e lë të lirë shqiptarin pasi është duke luftuar për mbetje në elitën e futbollit gjerman.

Më parë për Mavrajn interesim kishte shprehur edhe rivali lokal i Fenerbahces, Besiktasi.

28-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për Kolnin, Bochumin e Greuther Furthin në futbollin gjerman