Fenerbahce humb mundësinë për të marrë kreun e tabelës

Fenerbahce është mposhtur nga Kayserispor me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës turke.

Feneri kështu e humbi mundësinë për të marrë kreun e tabelës, shkruan Indeksonline.

Vedat Muriqi zhvilloi 90 minuta lojë, por që nuk arriti të lë shenjë edhe pse bëri nëj ndeshje të mirë.

Fenerbahce pas humbjes ka 17 pikë në vendin e katërt, dy më pak se kryesuesi Alanyaspor.