Fëmijëve të mos u jepet paracetamol pas vaksinimit?

Nëse fëmijëve u jepet paracetamol pas vaksinimit, me qëllim që të parandalohet temperatura, mund të vijë deri të zvogëlimi i krijimit të efektit mbrojtës të organizmit.

Së fundmi është realizuar një studim i ri në të cilin janë përfshirë 450 të porsalindur. Pas vaksinimit, fëmijëve u është dhënë paracetamol, i cili ka parandaluar temperaturën në 24 orët e ardhshme.

Megjithatë, është vërejtur se paracetamoli mund të pengojë efektin mbrojtës të vaksinave.

Këtë e pohojnë shkencëtarët çekë dhe britanikë. Ata rekomandojnë që fëmijëve të mos u jepet paracetamol, përveç në rastet kur është e domosdoshme.

Ky është studimi i parë, i cili ka zbuluar një efekt të tillë të paracetamolit te fëmijët, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh për shkak se paracetamoli ndërvepron me qelizat imunologjike në të cilat ndikon vaksina.

Me kuadër të zbatimit të mbrojtjes parandaluese mjekësore tek fëmijët, qëllimi i së cilës është parandalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive, kryhet vaksinimi i fëmijëve.

Disa sëmundje infektive mund të jenë tepër të rrezikshme për fëmijët dhe për rritjen e zhvillimin e tyre.

Vaksinimi është futja e qëllimshme e mikrobeve në pjesë të organizmit me qëllim që të shkaktohet reagim i sistemit imunitar dhe të zhvillohen kapacitetet mbrojtëse ndaj sëmundjeve. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE