Fëmijët që luajnë me mbetjet e bombave (Video Shqip)

Është e paparamendueshme që një fëmijë të përballat me të tilla sfida.

Në vend të topit dhe argëtimit, ata mbledhin bombat. Ato shërbejnë si dëshmi. Ato janë alarm për ta zgjuar botën e përgjumur, botën e cila nuk sheh dot përtej hundës.

Fëmijët palestinez të cilët jetojnë në okupimin izraelit janë të pjekur para kohe. Ata kanë mësuar të raportojnë, të përdorin internetin në favor të informimit për kauzën e tyre, madje ata edhe protestojnë.

Dhe Janna Jihad është njëra prej tyre.

Dita e saj fillon duke luajtur futboll të improvizuar. Jo me top, por me mbetjet e bombave që hidhen cdo ditë në lagjen e saj Nabi Saleh, në Bregun e Pushtuar Perëndimor.

Por ajo ia ka dhënë vetes një detyrë: Të bëhet gazetarja më e re në botë. Sapo merr informacionet nga terreni, ajo i poston ato në rrjetet sociale duke raportuar në anglisht, gjuhë të ciën ajo e flet rrjedhshëm. Jenna njihet për aktivizimin e saj në media qysh prej kur ishte 7 vjec.

Ajo thotë se nuk e ka plan të ndalet, dhe se jeta e saj është tejet e lidhur me miqtë e saj të rinj, të cilët cdo ditë arrestohen dhe gjykohen padrejtësisht. Videja e mëposhme e sjellur në shqip i tregon të gjitha. /MESAZHI/