Fëmija për pak të mbytet në Gërmi, është në gjendje të rëndë

Një fëmijë në pishinën e Gërmisë në kryeqytet është shpëtuar nga vdekja.

Indeksonline mëson se për shkak të problemeve me epilepsi,  si pasojë e rrëzimit në platon e pishinës, kishte mbetur pothuajse pa shenja jete.ADVERTISING

Por, mjekët pas 10 minutash, kishin arritur t’ia rikthejnë pulsin, transmeton Indeksonline.

Aktualisht, fëmija është nisur për QKUK, pasi i është dhënë ndihma e shpejtë nga mjekët, po Indeksonline mëson së është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vend të ngjarjes janë parë edhe shumë pjesëtarë të Policisë./Indeksonline/