Farat e domates më të mira se aspirina

Disa studime klinike, kanë zbuluar se farat e domates përmbajnë një xhel natyral i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon mpiksjen e tij.

Kjo substancë që nuk ka as ngjyrë dhe as shije mund të shtohet edhe në ushqime të tjera pa ndryshuar  karakteristikat e tyre.

Xheli natyral i farave të domateve është tashmë në përdorim në disa pije dhe lëngje frutash dhe pritet të përdoret edhe në ushqime të tjera.

Substanca ka marrë aprovimin e autoriteteve evropiane të shëndetit sipas të cilëve ajo përbën një alternativë më të shëndetshme të aspirinës kundër mpiksjes së gjakut.

Mjekët kardiologë shpesh u rekomandojnë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare të marrin një aspirinë në ditë.

Ky medikament është i njohur për përmirësimin e qarkullimin dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.

Megjithatë aspirina ka një efekt anësor të dëmshëm.

Pas një periudhe të caktuar, ajo dëmton stomakun dhe nxit formimin e ulçerës.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, farat e domates kanë të njëjtin ndikim në qarkullimin e gjakut por pa efekte anësore.

Përmirësimet që ofrojnë farat e domates vërehen që tre orë pas tretjes.

Zbulimi i rolit të farave të domates dhe xhelit që ato përmbajnë u krye nga Instituti Rowett, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Ky institut ka analizuar gjithashtu edhe ndikimin pozitiv të regjimit mesdhetar të ushqyerjes.

Disa prej bazave të këtij regjimi ushqimor që është shumë i mirë për zemrën janë: vitamina C, acidet yndyrore Omega-3, yndyrnat e shëndetshme dhe antioksidantët.

Vlera Të Tjera Të Farave Të Domates

Farat e domates përmbajnë një sërë mineralesh dhe vitaminash të dobishme në trajtimin e disa sëmundjeve.

Ato janë të dobishme për uljen e kolesterolit sepse përmbajnë shumë fibër.

Farat e domateve ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë efikase.

Ndërkohë, antioksidantët luftojnë radikalet e lira që nxisin inflamacionin.

Me konsumin e farave të domateve, imuniteti përmirësohet ndjeshëm dhe bëhet më pak i brishtë ndaj infeksioneve dhe virozave.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e domates janë të pasura me vitaminë K dhe kalçium.

Rrjedhimisht ato rekomandohen për përmirësimin e dendësisë kockore.

Një tjetër përfitim që vjen nga farat e domates është përmirësimi i shikimit dhe shëndetit të syve.

Kjo ndodh sepse farat e domates janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.