Faqja zyrtare e Bremen për Rashicën: Më i miri i Bundesligas

Milot Rashica ka vazhduar me paraqitjet spektakolare edhe në Bundesliga.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, nuk po ndalet së shënuari në kampionatin gjerman.

Rashica gjeti golin edhe në ndeshjen e luajtur sot, kundër Bayer Leverkusen, në udhëtimin ku Bremen luajti 2:2.

Pas ndeshjes, faqja zyrtare e Werder Bremen në ‘Twitter’ ka bërë një postim për Milotin, përcjell lajmi.net.

“Më i miri i Bundesliga” thuhet për Milot Rashican, si mbishkrim  i disa statistikave të lojtarit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell postimin e faqes zyrtare të Bremen.