Familjet Gashi dhe Hoxha i falin gjakun familjes Haxholli për aksidentin e rëndë në Prishtinë

Sot familja e të aksidentuares, Taunita Hoxha, e cila para disa muajsh është goditur nga kamioneta në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë ka falur gjakun familjes Haxholli.

Si pasojë e aksidentit ajo ka humbur foshnjen.

Trajtimi i saj është bërë në Turqi pasi që ajo ishte në gjendje të rëndë.

Pas operimit është kthyer në Kosovë.