Familjarët e të pagjeturve në sallë por deputetët diskutojnë për çështje tjera

Pavarësisht se sot u prit të diskutohet për gjenocidin e krimet serbe në Kosovë, Kuvendi po diskuton për çështje tjera.

Kuvendi pritej të shqyrtonte sot propozim-rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj propozoi rezolutë për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë dhe mos të presin familjarët dhe shoqatat e të pagjeturve.

Propozimi i Haradinajt është përkrahur nga VV-ja, AKR-ja, dhe Nisma. Ndërsa, vet Haradinaj tërhoqi propozimin dhe nuk e hodhi në votim. Ai tha se në sallë nuk ka deputetë të PDK-së pasi kanë shkuar në Prizren në Akademinë që pritet të mbahet për Ukshin Hotin.

Deputetë të këtyre partive e quajtën të pafalshme dhe thanë se është mos respekt ndaj familjarëve që janë të pranishëm në Kuvend.

Pritet që shqyrtimi për propozim rezolutën për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë të nisë në orën 14:00.

SHPËRNDAJE