Falet Kurban Bajrami, institucionet të kultivojnë bashkëjetesën fetare e të respektohet të drejtat e grave

Qytetarë të shumtë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë në të cilën është mbajtur manifestimi kryesor i kësaj feste organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), raporton Ekonomia Online.

Namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në xhamitë e tjera në Prishtinë, por edhe nëpër komunat tjera në vend, sipas orarit të paraparë.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën po e festojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo që vjen pas kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit.https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/912774445749980