Falcao me deklaratën e vitit për VAR-in

Radamel Falcao është kundër teknologjisë në futboll.

Sulmuesi i Monacos thotë se VAR-i do ta vrasë futbollin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është për të ardhur keq pasi në dy rastet që u përdor VAR, i ka shërbyer PSG-së”, shprehet ai për mediat pas ndeshjes.

“Ndonjëherë, pasi sheh imazhet, asgjë nuk është e qartë dhe kjo mund të vrasë futbollin”.

“Duke parë penalltinë ikën katër minuta, dhe katërt të tjera ikën për golin tim”, shtoi ai.