Fakte tronditëse për produktet kozmetike

Grimi dhe mirëmbajtja e fytyrës përmes produkteve kozmetike është shumë i rëndësishëm për gratë, por a jeni të vetëdishme se cfarë përmbajtje kanë shumica prej këtyre preparateve?

Është fakt se ne nuk mund ti kontrollojmë produktet, dhe për shumicën e përbërësve as që kemi informacion se cfarë janë ato. Mbase duhen shpenzuar orë të tëra në Google për të gjetur se cfarë është secili përbërës i shenuar në etiketën e ngjitur në kozmetikë.

E vërteta është se jo vetëm ne, por as ata që i shesin nuk nuk e dinë fare se me cfarë pasojash mund të përballen klientët e tyre.

Fillimisht, është shqetësues fakti se nuk ka rregullore strikte për produktet kozmetike. Ato importohen shumica nga Kina, dhe prodhimi i tyre nuk është në duar të sigurta e as nën kontrolle strikte.

Shumica e kremërave as që janë testuar për pasojat e mundshme në lëkurë, ndërsa ekzoston problemi i produkteve të lira që janë të falsifikuara Kur produktet lexojnë “organike” nuk do të thotë që janë 100% organike dhe natyrore pasi në përpunimin e tyre ka përbërës kimikë.

Reaksionet më të shpeshta janë ato të lëkurës dhe syve, ndërsa shekncëtarët nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shumë nga përbërësit të kenë lidhje me shkaktarët e kancerit të lëkurës. /MESAZHI/