Fakte interesante nga historiku i derbit Milan – Inter

Sonte zhvillohet derbi mes Milanit dhe Interit.

Skuadrat më të mëdha të qytetit të Milanos do të vihen përballë njëra tjetrës, sonte, me fillim nga ora 20:45.

Sikur edhe në ndeshjet e kaluara, edhe në këtë ndeshje, spektakli do të jetë i garantuar, shkruan lajmi.net.

Si një nga derbit më të mëdhenj në botën e futbollit, statistikat dhe faktet interesante rreth këtij derbi nuk mungojnë.

Më poshtë mund ti lexoni disa fakte dhe statistika interesante në historinë e këtij derbi:

Edhe pse janë të ndara nga një rivalitet i fortë, ka ndodhur plot 22 herë gjatë shekullit XX që Interi dhe Milani kanë zbritur në fushë me një fanellë të vetme, për të zhvilluar ndeshje miqësore! Hera e parë ka ndodhur në 20 shtator 1926!

Ndeshja me më shumë gola e zhvilluar mes Inter dhe Milanit është ajo e 6 nëntorit 1949. Plot 11 gola të realizuar, me fitoren e Interit 6-5.

Shumë pak e dinë që notat e famshme u shpikën pikërisht nga dy gazetarë që shkruanin për derbin Milanos dhe punonin një revistë “Milaninter” dhe që ndahej në “San Siro” përpara ndeshjeve!

Donin që të vlerësonin futbollistët si në shkollë dhe e bënë këtë për shumë vite. Më pas, notat u bënë trend për çdo ndeshje tjetër

Ndeshja e parë zyrtare mes Milanit dhe Interit u luajt në kampionatin e vitit 1909, më saktësisht më 10 janar, kur në “Camp Milan” të Porta Monfortes kuqezinjtë fituan 3-2 falë golave të shënuar nga Trere II, Lana dhe Laich, ndërsa ‘Zi kaltrit’ u përgjigjën me Gama dhe Schuler.

Por, ndeshja e parë e historisë (jo zyrtare) u zhvillua jashtë Italisë, në Lokarno të Zvicrës. Shumë pak informacione ka për atë përballje, por dihet data (18 tetor 1908). U fitua nga Milani 1-0 (Pierino Laria) dhe u luajt me dy pjesë nga 25 minuta.

Kurioz është fakti se skuadrat udhëtuan të dyja në një tren dhe ndanë edhe ushqimet, përveç se luajtën me letra për të shtyrë kohën! U zhvillua në fushën e “Gas” dhe bileta kushtoi 20 cent dhe ishte koha kur ende në Itali kishte vetëm 226 makina dhe nuk duhej patenta!

Goli më i shpejtë i Interit: Sandro Mazzola (13 sekonda, 24 shkurt 1963)

Goli më i shpejtë i Milanit: Pato (43 sekonda, 2 prill 2011)

Goli më i vonë i Interit: Adriano (90’+3, 11 dhjetor 2005)

Goli më i vonë i Milanit: Zapata (90+7′, 15 prill 2017).

SHPËRNDAJE