Facebook zbulon aksidentalisht të ardhmen e Messenger

Facebook duket se ka zbuluar aksidentalisht të ardhmen e ‘Messenger’ në fillim, duke publikuar një postim në blog që zbulon planet e saj për aplikacionin e bisedave.

Kompania është e vendosur për të rishkruar plotësisht kodin e aplikacionit, si dhe për ta bërë atë në dispozicion në më shumë platforma, zbulon postimi në blog, transmeton lajmi.net.

Facebook do të njoftojë ndryshimet në të gjitha produktet e saj të mediave sociale në konferencën e saj F8 më vonë sot.

Mark Zuckerberg pritet të japë më shumë detaje mbi përpjekjet e kompanisë për të theksuar privatësinë dhe sigurinë.

SHPËRNDAJE