Facebook publikon shifrat alarmante, fëmijët e interesuar për lojërat e fatit dhe alkolin

Facebooku ka diktuar me qindra raste fëmijësh të interesuar për lojërat e fatit dhe alkolin. Përmes mjeteve të reklamimit është gjetur se 740,000 fëmijë nën moshën 18 vjeç kanë shfaqur interes për lojërat e fatit, përfshirë 130,000 të tillë në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 940,000 të mitur – 150,000 prej të cilëve janë britanikë – ishin interesuar për pije alkolike. Këto “interesa” gjenerohen automatikisht nga gjigandi i rrjeteve sociale, bazuar në ato që ka mësuar mbi përdoruesit duke monitoruar aktivitetin e tyre.

Në një deklaratë të tij, facebooku sqaroi se nuk lejon reklama që promovojnë kumarin apo shitjen e alkolit, e së madje vepron kundër këtij aktiviteti kur bie në gjurmë të tij.

“Ne gjithashtu punojmë ngushtë me rregullatorët për të ofruar udhëzime pë rata që kërkojnë ta rrisin audiencën e tyre në mënyrë të efektshme e të përgjegjshme”, thuhet në deklaratë. Por ndërkohë ekzistojnë mënyrë për të shënjestruar të miturit me këto lloj reklamimesh, edhe pa i shkelur rregullat e Facebook-ut.