Facebook planifikon të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger

Çdo aplikacion do të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri. Gjigandi i teknologjisë, Facebook njofton shkrirjen e WhatsApp, Instagram dhe Messenger. Lëvizja pretendon të krijojë “ eksperiencën më të mirë të mesazheve”, për miliona përdorues përgjatë botës që përdorin aplikacionin e Facebook. Çdo aplikacion do të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri, megjithatë infrastruktura lidhëse e mesazheve do të jetë e bashkuar. Një folës nga Facebook u shpreh se bashkimi do të mundësojë një platformë mesazhesh që është “e shpejtë, e thjeshtë, besueshme dhe private”, transmeton “Alsat M”. Ende nuk ka detaje por bashkimi pritet të bëhet vitin tjetër, raportoi New York Times.
SHPËRNDAJE