Facebook me pamje të re, versioni i ri për kompjuter do të ketë edhe “dark mode”

Facebook do të ndryshojë look brenda pranverës, në versionin për kompjuter dhe do të jetë edhe një ‘dark mode’, që lodh më pak shikimin.

Rrjeti social po shpërndan për një numër të kufizuar përdoruesish pamjen e re të tij në desktop, që do të jetë e disponueshmë për të gjithë brenda pranverës.

Lajmin e ka konfirmuar platforma Cnet. Risia ishte njoftuar që në prillin e shkuar gjatë konferencës së Facebook. Pamja e re, e ngjashme me atë të app Facebook për pajisjet mobile, i jep versionit social të kompjuterit një pamje më të pastër dhe të organizuar.

Ndër të tjera ofron një modalitet të errët, që lejon të vendoset një sfond i zi për të lodhur më pak sytë dhe për të kursyer baterinë.

Dark mode është përqafuar nga sistemet operativë për kompjuter dhe smartphone edhe nga app të shumta mes të cilave Messenger dhe Instagram dhe Twitter dhe youtube.

Përqindja e vogël e përdoruesve që e kanë marrë pamjen e re, duke u lidhur me Facebook nga kompjuteri do të kenë mundësi të shohin të shfaqet një mesazh me ftesë për të testuar versionin ’e ri të facebook’, duke vendosur versionin web të rrjetit social me sfonde të bardhë, ngjyra të shndritshme ose me sfond të errët. Platforma do të japë mundësi, të paktën për momentin, të kthehet mbrapa në versionin e vjetër.