Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Facebook kerkon falje dhe rikthen faqet e bllokuara palestineze

Facebook kerkon falje dhe rikthen faqet e bllokuara palestineze

Rrjeti Social Facebook u ka kerkuar falje faqeve te bllokuara palestineze, te cilat u privuan nga postimet javen e kaluar.

Llogaritë e redaktorëve nga dy media palestineze me seli në Bregun Perendimor u bllokuan nga rrjeti social Facebook javën e kaluar, shkruan AlJazeera English, transmeton PCWorldAlbanian.

Facebook arsyetoi se faqet e tyre janë censuruar bazuar në një marrëveshje të fundit mes rrjetit social dhe qeverisë Izraelite për të parandaluar provokimet dhe nxitjen e dhunës online.

Javën e kaluar, katër redaktorë nga Shehab News Agency, faqe e cila numëron 6.3 milion pëlqime në Facebook,  dhe tre ekzekutivë të Quds News Network me afro 5.1 milion pëlqime raportuan se nuk mund të qaseshin në llogaritë e tyre personale.

Që të dy agjensitë mbulojnë mediatikisht territoret e pushtuara palestineze. Gazeta Electronic Intifada me seli në Çikago e cila mbulon mediatikisht konfliktin Izraelito-Palestinez kishte kërkuar nga Facebook një shpjegim për mbylljen e llogarive.

Përgjigja e Facebook erdhi ditën e Shtunë duke kërkuar falje dhe mbyllja kishte qenë aksidentale.

Tre llogaritë e Quds News Network u zhbllokuan përgjatë fundjavës ndërsa për njërin prej gazetarëve të Shehab News Agency kjo nuk kishte ndodhur. Në një dalje zyrtare ditën e Hënë Facebook tha se llogaritë ishin bllokuar gabimisht.

Opinioni publik palestinez ishte shprehur se nuk janë mediat online ata që nxisin dhunën por pushtimi 50 vjeçar i tokave palestineze. Të dielën ushtria Izraelite njoftoi kishte arrestuar 145 persona gjatë vitit të akuzuar për nxitje të dhunës.

Llogaritë u mbyllën gabimisht dhe u rikthyen në funksion sapo hetuam rreth ngjarjes,” tha Facebook për Electronic Intifada.“Ekipi ynë përpunon miliona raporte çdo javë dhe nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Ju kërkojmë ndjesë për këtë ndodhi,”vijoi Facebook.

Menjëherë pasi u nënshkrua marrëveshja mes Facebook dhe qeverisë Izraelite gjatë fillimit të muajit, ky i fundit kishte dërguar pranë rrjetit social 158 kërkesa për heqjen e përmbajtjeve “provokuese.”

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social Facebook vendoset në qendër të kritikave për censurim të përmbajtjeve. Në fillim të Shtatorit rrjeti social u vu nën presion të ashpër, madje edhe nga vetë Kryeministrja Norvegjeze, për heqjen e fotos së vajzës së napalmit. Facebook riktheu foton duke kërkuar falje publikisht. /PCWorldAlbanian/