Facebook ka paguar taksa 5.1 milionë sterlina në Mbretërinë e Bashkuar

Platforma e rrjetit social Facebook, vitin e kaluar ka paguar taksa në shumën 5.1 milionë sterlina në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas iniciativave të ndërmarra në vitet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar që platformat e rrjeteve sociale duhet të paguajnë më shumë taksa, theksohet se Facebook nga të ardhurat e reklamave për vitin 2016 ka paguar për taksat në total 5.1 milionë sterlina, ndërkohë që në vitin 2015 ka paguar 4.2 milionë.

Facebook duke nisur kryesisht nga viti 2016, të ardhurat nga reklamat që synojnë klientët në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur t’i tregojë jo nga Irlanda, por nëpërmjet operacioneve në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu edhe fitimi total i Facebook-ut nga operacionet në Mbretërinë e Bashkuar nga 52 milionë sterlina që ka qenë në vitin 2016 është rritur në 58 milionë./Mesazhi/