Facebook do të lançojë kriptovalutën e saj

 Rrjeti social Facebook njoftoi se në vitin 2020 do ta lançojë në treg kriptovalutën e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Facebook bëhet e ditur se kriptovaluta e cila do të lançohet vitin e ardhshëm do të quhet “Libra”, e cila do të mbështetet edhe nga sistemet pagesore si Mastercard dhe Visa.

Facebook thekson se përveç kriptovalutës do të krijohet edhe portofol dixhital, ku përdoruesit do të mund të transferojnë “Libra” sikur janë duke dërguar mesazhe.

Në kuadër të shërbimit të ri synohet që përdoruesit e rrjetit social të mund të realizojnë kursime, shpenzime dhe transfertë parash.