Facebook dhe Twitter fshijnë mbi 900 llogari që lidhen me fushatat e Rusisë dhe Iranit

Facebook dhe Twitter thonë se kanë pezulluar apo fshirë llogaritë që kanë të bëjnë me sjelljen jo autentike apo manipuluese të Iranit dhe Rusisë.

Më shumë se 650 faqe facebook-u dhe grupe thuhet se janë identifikuar si mashtruese, sipas shefit ekzekutiv dhe themeluesit Mark Zuckerberg.

Ndërkohë Twitter thuhet se pezulloi 284 llogari që lidhen me Iranin.

Kjo vjen një ditë pasi Microsoft deklaroi se ka ndaluar sulmet kibernetike të Rusisë kundër grupeve konservatore amerikane.

Të martën, Facebook deklaroi se ka zbuluar disa llogari që shfaqnin ‘sjellje jo autentike’, lidhur me fushatat që e kishin origjinën në Iran dhe Rusi të cilat pasonin hetime të shtrira në disa muaj.

“Ne ndaluam këtë lloj sjelljeje sepse ne duam që njerëzit të besojnë në lidhjet që krijojmë”, tha kompania në një deklaratë.

Edhe pse hetimet ishin ende duke u zhvilluar, shtoi rrjeti social, fushata duket se targeton njerëz nga shërbime të ndryshme interneti në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Britaninë e madhe dhe Amerikë./Ora News.