Evertoni dhe Manchester United ndajnë pikët

Manchester United ka lëshuar fitoren nga duart në fund të ndeshjes me Evertonin.

‘Djajtë e Kuq’ kanë barazuar 1:1 me Evertonin në kuadër të xhiros së 11-të.

Ibrahimovic me një gol të bukur kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 42’.

Një penallti të dyshimtë të akorduar nga gjyqtari, e shndërroi në gol Baines në minutën e 89’, për të barazuar rezultatin 1:1.