Evakuohet ishulli historik në Francë me dyshimin për sulm terrorist

Ishulli Mont-Saint-Miche, i cili është një prej simboleve të Francës dhe vizitohet nga më shumë se tre milionë vizitorë në vit, është evakuuar plotësisht për shkak të dyshimit për sulm terrorist, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xhandërmaria në ishullin turistik Mont-Saint-Michel që gjendet në veri të vendit ka realizuar operacionin e evakuimit me mbështetje të helikopterëve.

Jean-Marc Sabathe, guvernatori i rajonit Manche, ku bën pjesë ishulli, në një deklaratë për gazetarët tha se në orët e mëngjesit është zbuluar një person i dyshimtë i cili ka hipur në një anije e cila transportonte turistë në ishull dhe se më pas kësaj ka filluar operacioni për gjetjen e këtij personi, i cili ka kërcënuar nëpunësit e sigurisë.

Kryetari i Komunës Mont Saint-Michel, Yves Galton, ka thënë se personi i cili ka hipur në anije ka bërtitur “do t’i vras policët” dhe se pas dyshimit për sulm është marrë vendim për evakuim, me qëllim të realizimit të kërkimeve në gjithë ishullin.

Sipas informatave në mediat lokale, në ishull janë anuluar udhëtimet me anije, janë evakuuar turistët dhe populli brenda ishullit, si dhe janë kërkuar të gjitha ndërtesat.

Në Mont-Saint-Michel, vend që tërheq më së shumti vizitorë pas Kullës së Ajfelit, jetojnë 50 banorë.

Mont-Saint-Michel, në të cilin gjendet një manastir, është vend të rëndësishëm fetar. Ky ishull në vitin 1979 është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore nga të UNESCO-s.