Eurostat: Sulmi ne zemër, shkaku kryesor i vdekjes së evropianëve

Sulmi ne zemer dhe goditja ne tru përbëjnë rastet më të shpeshta të numrit të vdekjeve në vendet e Bashkimit Evropian, thuhet në raportin e Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT).

Raporti i fundit thekson se në vitin 2016 në BE kanë vdekur 5,1 milionë njerëz.

Më tej, thuhet se 33% e rasteve janë më të rinj se 75 vjeç, 29% të grupmoshës nga 75 deri 85 vjeç dhe 38% mbi 85 vjeç.

Sipas raportit të fundit, 5% e vdekjeve janë nga aksidentet rrugore dhe faktorë të tjerë.

Numri më i madh i rasteve të vdekjes u regjistrua në Bullgari, pasuar nga Letonia, Rumania, Lituania dhe Hungaria.

Ndërkaq përqindja më e ulët e vdekshmërisë u regjistrua në Spanjë, Francë, Itali, Maltë dhe Luksemburg.