Eurostat: Shqipëria me çmimin më të shtrenjtë të mishit në rajon

Shqipëria renditet me nivelin më të lartë të çmimit tëmishit nërajon, por edhe se disa vende të Bashkimit Europian.

Vitin e kaluar, indeksi i çmimit të mishit shënoi rritje në raport me një vit më parë, çka do tëthotë se për xhepat e shqiptarëve blerja e një kilogrami mish rëndon më shumë.

 Eurostat ka llogaritur nivelin e çmimit të mishit në BE dhe në vendet kandidate sipas normës se fuqisë blerëse. Mesatarja e BE-së merret niveli 100.

Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat, sipas Paritetit të fuqisëblerëse, çmimi i mishit tek ne ka shënuar një indeks prej 71, nga 67.4 e mesatares europiane që ishte një vit më parë. Kjo e rendit Shqipërinë nëvendin me çmimin më të lartë sipas fuqisë blerëse.

Eurostat ende nuk ka publikuar të dhënat më të fundit për Kosovën, por një vit më parë niveli i çmimit të mishit atje ishte 67.9.

Nivelet më të larta të çmimeve janë regjistruar në Zvicër, me njënivel 2.2 herë më të lartë se mesatarja europiane, apo edhe Islanda me një nivel çmimi prej 165.