Euro 2020: Kosova mbyll sonte kampanjën kualifikuese, ndeshet me Anglinë

Kombëtarja e Kosovës sonte do t’i jap fund një kampanje mjaft të suksesshme kualifikuese, me ndeshjen që luhet në ‘Fadil Vokrri’, kundër Kombëtares së Anglisë.

Me fillim nga ora 18:00, të gjithë sytë do të jenë kah ‘Fadil Vokrri’, ku përballë njëra tjetrës do të vihen Kosova dhe Anglia, shkruan lajmi.net.

Edhe pse të dy kombëtaret kanë mësuar fatin e tyre sa i përket kualifikimit, kjo ndeshje ka kaluar çdo nivel të interesimit, por sikur ka kaluar edhe sferën sportive, me mikpritjen që kosovarët po bëjnë për kombëtaren e Anglisë.

Me shtatë ndeshje të luajtura deri më tani, Kosova numëron 11 pikë, kurse kombëtarja e Anglisë ka 18 sosh në pozitën e parë në tabelë.

Kosova synon tri pikët për t’i dhënë shije të mirë fundit të kampanjës dhe të marrë motivin para ndeshjes gjysmëfinale në Ligën e Kombeve, ku përballë do të ketë Maqedoninë Veriore. Anglia në anën tjetër synon përmirësimin e rekordit.

Mbetet të shihet se cila nga kombëtaret do ta mbyll më mirë kampanjën kualifikuese, në natën festive në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

SHPËRNDAJE