Euro 2020: Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Francës – Roshi në stol

Shqipëria pritet të futet në ndeshjen kundër Francës me disa ndryshime në formacion.

Edoardo Reja e di se  do të ketë punë të vështirë ndaj kombëtares së Francës, e cila është kampione e botës, prandaj në kërkim të rezultatit pozitiv, ai pritet të bëjë disa ndryshime në vendosjen e skuadrës.

Skema e trajnerit italian pritet të jetë e njëjta, pra ajo 3-5-2-, por me disa ndryshime tek lojtarët, shkruan lajmi.net.

Një nga më të mirët që ishte në fushën e blertë kundër Andorrës, Odise Roshi, pritet të përfundojë në stol, për t’i lënë vendin Lenjanit.

Dilema do të ketë edhe për pozitën e titullarit në portë. Strakosha pritet të kthehet në portë, duke lënë Berishën në stol. Kjo është pozita e vetme që Reja nuk ka zbuluar në stërvitje.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e mundshëm të Shqipërisë, sipas gazetës shqiptare, ‘Panoramasport’.

Reparti me më së shumti ndryshime është ai i mesfushës. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE