Eskalon gjendja e Rohingyave (Video)

Më shumë se 400,000 Rohingya kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh, njoftuan në një deklaratë përfaqësues nga Kombet e Bashkuara.

Edhe autoritetet në BAngladesh po kërkojnë ndihmë për të përballuar fluksin e të zhvendosurve që po ikin nga masakrat e ushtrisë budiste.

Bangladeshi është mbingarkuar nga muslimanët Rohingya që nga shpërthimi i dhunës në shtetin budist, më 25 gusht.

Refugjatët Rohingya po marrin udhëtime të rrezikshme për t’u shpëtuar dhunës.
Të shtunën, OKB-ja tha se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë hyrë në Bangladeshka arritur në 409,000, thënë me shifra ditore – 18,000 në ditë.

Kushtet po përkeqësohen në qytetin kufitar të Cox’s Bazar ku fluksi ka shtuar presionet në kampet tashmë të mbingarkuara të Rohingyave.

OKB tha se dy fëmijë dhe një grua u vranë nga një “tërbim” kur një grup i vendosi rrobat afër një kampi të mbushur plot. /MESAZHI/