“Është kënaqësi e madhe të qëllosh njerëz”

Donald Trump ka bërë të ditur se Gjenerali në pension James Mattis është një zgjedhje e mundshme për punën e sekretarit të mbrojtjes.

Trump u tha gazetarëve se ai ishte “goditja e qëlluar”, duke shkruar lëvdata për gjeneralin në pension në rrjetin social Twitter, pas një takimi një-orësh të shtunën, raporton Insajderi.

Mattis ka shërbyer për 44 vjet në Ushtrinë e SHBA-ve, derisa ka udhëhequr një task forcë në jug të Afganistanit në vitin 2001, si dhe një grup ushtarak gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003.

Gjenerali me katër yje u vlerësua për udhëheqjen e marinsave kryesor amerikan në betejën e vitit 2004 në Falluxha të Irakut.

Një vit më pas, megjithatë, ai u qortua për disa komente të tij, pasi tha se “ishte argëtuese të qëlloje disa njerëz”, derisa po fliste me personelin ushtarak në San Diego.

“Në fakt është mjaft zbavitëse për të luftuar me ata [irakianët], ju e dini. Kjo është një skëterrë e një gjë qesharake,” tha ai gjatë diskutimit në bazën ushtarake amerikane në San Diego. “Ishte kënaqësi të qëlloja disa njerëz. Më pëlqen sherri”

Gjenerali Mattis, po ashtu sikurse Donald Trump ka qenë kritik i ashpër i presidentit amerikan, Barack Obama. Sidomos rreth marrëveshjes për bombën nukleare me Iranin, shkruan faqja britanike Independent.

Atij do t’i duhet një dokument nga kongresi që të jetë ligjërisht gati për punën e Sekretarit të Mbrojtjes në Pentagon.

Zëvendëspresidenti i zgjedhur Mike Pence tha në një intervistë me Fox News se Mattis kishte një “karrierë legjendare ushtarake”.